Këta janë të famshmit që po praktikojnë agjërimin, pasi studiuesit pohojnë se zgjatë jetëgjatësinë

E publikuar: 08/11/2017 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forma të ndryshme të agjërimit ndihmojnë për humbjen e peshës dhe rritjen e produktivitetit

Përderisa ende janë duke u hulumtuar për mangësitë dhe përfitimet e agjërimit, studimi i ri i Harvardit më në fund shpjegon se agjërimi i përhershëm mund të mbaj trupin “e ri” në një nivel qelizor.

Agjërimi është dieta më e re së fundmi në të cilën janë fut edhe të famshmit si Benedict Cumberbatch dhe Beyonce, të cilët vlerësojnë lartë virtytet e dietës 5:2. Kjo do të thotë se në pesë ditë të javës të hahet, ndërsa në dy ditë të futet në agjërim.

Studiuesit e Harvardit kanë thënë se ata që përdorin këtë dietë do jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm./Indeksonline/