Këta janë shqiptarët në majën e shkencës bërthamore të botës Dita e revolucionit të fizikës

E publikuar: 04/06/2015 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Data 3 Qershor 2015 mundet me hy në histori si dita kur zyrtarisht filloi revolucioni i fizikës me goditjen rekord të grimcave me nji energji prej 13 miliardë elektronvolt (13 TeV).
Prej sotit, n’fakt, asht mundësue vëzhdimi i nji bote fenomenesh krejtësisht të reja, që fizika tradiocionale deri tash nuk ka mundë me i përshkrue.
Nji hap historik për fizikën dhe teknologjinë, – e përshkruen kështu Fabiola Gianotti, drejtore e ardhshme e Qendrës Europiane për Kërkime Bërthamore – CERN, tue eviudentue me këtë rast edhe kontributin italian në këtë eksperiment.
Për herë të parë, fizikantët e CERN’it ia kanë dalë me i përplasë protonet e përshpejtuem me nji rekord të energjisë prej 13 miliardë elektronvolt, thuejse dy herë ma shumë se në vitin 2012, derisa mbledhja e të dhanave që tash ka nisë, ka me e revulocionarizue fizikën, tue hedhë dritë mbi asimetrinë mes meteries dhe antimateries, – citon Rrokum.Tv agjencinë italiane të lajmeve Ansa.
Mbas testit të 20 e 21 Majit, eksperimentet që kanë me zgjatë për tre vjet kanë nisë në makinën ma të madhe të krijueme ndonji herë nga njeriu: nji unazë 27 kilometra e quejtun Përshpejtues i Madh i Grimcave (LHC – Large Hadron Collider) në Gjenevë të Zvicrës. Superpërshpejtimet janë regjistrue nga katër detektorë nëntoksorë: Atlas, CMC, Alice dhe LHCb.
Bahet fjalë për nji energji t’pambrrime kurrë ma parë në laborator, me t’cilën tash e mbrapa, përshpejtuesi dhe detektorët kanë me iu nënshtrue regjimit të punës me objektivin për me hapë nji dritarë mbi universin subbërthamor. Ata synojnë me gjeë nji shpjegim për materien e zezë, e cila zen ma shumë se 1/4 e universit, e që teoria e Modelit Standard për krijimin e universit, nuk ka qenë në gjendje me e sqarue.
Kjo asht koha e fizikës së re! – thotë tanë entuziazëm drejtori në largim i CERN’it, Rolf Heuer. Kemi pa t’dhanat e para e tash presim me mësue se çka kanë me na zbulue për funksionimin e universit. Kjo nuk ka me ndodhë nesër, sigurisht, duhet durim.

Shqiptarët në CERN dhë në kozmologji
Në mesin e mbi 10 mijë shkencëtarëve që kontribuojnë prej tanë botës në CERN janë edhe dy shqiptarë, derisa në total, ekipi i CERN llogaritet në mbi 12 mijë persona, – raporton Rrokum.Tv.
Shkodrani Dorian Kçira si dhe tiranasi Mario Kazazi janë në mesin e shkencëtarëve që bashkëpunojnë me CERN nga 608 universitete botnore.
Kçira, që akutualisht jeton në Pasadena të California’s dhe punon në qendrën kërkimorë ma të famshme në Amerikë – California Institute of Technology (Caltech), ndërsa Mario Kazazi që jeton në Gjenevë, asht doktorant pranë CERN.
Ndërkaq, nji tjetër emën i njoftun në shkencën botnore asht edhe astrofizikanja dhe kozmologja e vetme shqiptare Laura Mersini-Houghton, e njoftun sidomos për teorinë e saj mbi Big-Bang’un dhe multiversin. Aktualisht, Mersini asht profesore e fizikës në Universitetin e Karolinës së Jugut në SHBA. Në vitin 2012, Televizioni Rrokum ka realizue nji intervsitë ekskluzive me shkencëtaren shqiptare, thuejse të panjoftun në Shqipni e Kosovë, por jo në botë.
Në vitin 2014, Shqipnia ka nënshkrue marrëveshje zyrtare bashkëpunimi me CERN, tu’ iu bashkue kështu vendeve të shumta që i kontribuojnë shkencës botnore.
/Rrokum.Tv/