Këta janë pretendentët për kryetar të ri të LDK-së (Video)

E publikuar: 12/03/2015 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, në fund të muajit maj pritet ta mbaj Kuvendin zgjedhor. Aty, delegatët do të vendosin nëse duan t’ia vazhdojnë mandatin Isa Mustafës, apo duan që këtë parti ta udhëheq dikush tjetër.

Zyrtarisht deri më tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën, mirëpo, të gatshëm për të marrë kryesimin e partisë po tregohen kreu aktual, Isa Mustafa, kryetari i nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani. Pretendent për postin e të parit të LDK-së, shihet edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, mirëpo as ky nuk e ka shpërfaq publikisht ambicien për ta marr një obligim të tillë.

I vetmi i cili ka qenë i gatshëm të flasë për zgjedhjet në LDK ka qenë, Fatmir Sejdiu. Ky i fundit në një prononcim për Tribuna Channel, ka thënë se nëse anëtarësia dëshiron ndryshime pozitive ai do të kandidoj.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kreu aktual, Isa Mustafa është në pozitë të mirë për të marrë mandatin e dytë në krye të partisë.

Pikërisht LDK, vlerësohet si model për partitë tjera për organizimin e brendshëm të zgjedhjeve.

Në LDK konkurrenca për të parin e partisë, ka ardhur në shprehje vetëm pas vdekjes se Ibrahim Rugovës. Ky i fundit ishte i padiskutueshëm në garën për kryetar të partisë. Pas vdekjes se Rugovës, LDK u përball më një mungesë të lidershipit./Tribuna/