Familja Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit është shquar në vazhdimësi gjatë dekadave të fundit për aktivitetet kombëtare.
Gjatë luftës së fundit familja e Hilmi Haradinajt i dha dy dëshmorë të kombit, Luanin dhe Shkëlzenin, kurse pas luftës në rrethana deri tash të pasqaruara u vra edhe Enver Haradinaj.
Familja Haradinaj vazhdon të jetë e madhe. I prin Hilmiu, më pas vije djali më i madh, Ramushi, pastaj Dauti, Frashëri, Vetoni… daja Lahi Brahimaj, etj., raporton Indeksonline.
Kjo fotografi është postuar në Facebook nga Luani, djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj.