Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre

E publikuar: 06/11/2025 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naim Morina dhe Driton Morina janë dy vëllezërit nga fshati Gollubovc i  Malishevës, të cilët u vranë sot nga burri i motrës së tyre, i dyshuari Astrit Isufi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv të cilat poashtu kanë bërë të ditur se i dyshuari është nga një fshat i komunës së Drenasit dhe i njëjti gjendet në arrati.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike është gjetur nga policia edhe një armë zjarri, e cila ende dihet nëse është përdorur nga i dyshuari për ta kryer veprën.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, dy persona të moshës madhore dy vëllezër janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.

Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave.

“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se po punojnë për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore.

“Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha ai.