Këta janë asambleistët e Shpend Ahmetit të rreshtuar në krahë të Albin Kurtit

E publikuar: 06/01/2018 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpend Ahmeti ende nuk ka marrë anë zyrtarisht se cilit grup i takon në Vetëvendosje, ndonëse analistët kanë shprehur dyshimet që ai është në krye të grupi të “rebeluar” kundër Albin Kurtit.

Në rast të ndonjë çarje të madhe, e po që se Ahmeti pozicionohet në anën kundër Kurtit, atëherë kjo do të reflektojë edhe në pushtetin komunal në Prishtinë.

Ndonëse, asnjë drejtor nuk është emërua nga krahu i Albin Kurtit, tashmë tre asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës janë radhitur fuqishëm përkrahë Albin Kurtit, shkruan lajmi.net.

Shumica e asamblistëve nga radhët e VV-së kanë vendosur të heshtin kundrejt përplasjeve që po u ndodhin brenda partisë, por, Egzon Azemi, Besnik Mujeci e Eman Rrahmani janë rreshtuar kah Albin Kurtit.

Koalicionin e fundit që Ahmeti e bëri në pushtin komunal ka qenë më AAK-në, dhe kjo ishte bërë për të rrumbullakuar numrin prej fiks 26 asamblistëve që ia siguron votat në Asamble. /Lajmi.net/