Këta janë 8 deputetët e LDK-së që i thanë “JO” Isa Mustafës për Demarkacionin!

E publikuar: 12/04/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kreu i LDK-së, Isa Mustafa as në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, nuk arriti që t’i bind të gjith deputetët nga radhët e partisë që ai e drejton që të votojnë pro marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Kështu thonë burime të “Gazeta Blic” që ishin pjesë e kësaj mbledhje.

Madje, siç mëson “Gazeta Blic” përmes këtyre burimeve, përpjekja e Mustafës për t’i bindur deputetët që të votojnë pro Demarkacionit, vetëm sa ua ka forcuar qëndrimin e tyre kundër verzionit aktual të kësaj marrëveshjeje.

Është Shpejtim Bulliqi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët të LDK-së, i cili edhe në këtë mbledhje ka presentuar argumentet e tij kundër çështjes së Demarkacionit, dhe ka akuzuar shefin e partisë së tij, Mustafa për mos mbajte të premtimeve, bëjnë me dije burimet e “Gazeta Blic” që ishin pjesë e mbledhjes.

Ju që po e mbroni Demarkacionin, pse nuk po e mbroni edhe premtimin e dhënë për himnin Dardan, pse nuk e mbron edhe atë siç po vepron me Demarkaconin dhe po na shpallni neve që po mendojmë ndryshe të padëshirushëm, tradhëtar e pjesë e agjendave të partive tjera“, ka deklaruar Bulliqi, mëson “Gazeta Blic” përmes burimeve të njëta.

Edhe Besa Gaxherri, deptuete nga radhët e po kësaj partie, siç mëson “Gazeta Blic” përmes burimeve të saj, është shprehur kundër marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, e cila edhe ka kërkaur që lidhur me këtë çështje të merret një vendim politik, por në Kuvend të votohet në mënyrë “liberale” citohet të ketë thënë ajo, raporton GazetaBlic.com

Pas këtyre deklarimeve, shefi i LDK-së Mustafa e ka vendosur në votim çështjen e Demarkacionit, kështu duke kërkuar nga ta se a janë pro apo kundër që kjo çështje të procedohet në Kuvend.

“Gazeta Blic” përmes këtyre burimeve ka kuptuar se kanë qenë 8 deputetë që kanë abstenuar, pasi që çështja e Demarkacionit është hedhur në votim, kurse pjesa tjetër e deputetëve e kanë votuar.

Është Hatim Baxhaku, Anton Quni, Besa Gaxherri, Sabri Hamiti, Armend Zemaj, Adem Salihaj, Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi, të gjithë këta deputetë nga radhët e LDK-së që kanë abstenuar në kohën kur Mustafa e ka vendosur në votim çështjen e Demarkacionit.

Ndërsa, Muhamet Mustafa deputet nga radhët e po kësaj partie dhe Gazmend Muhaxheri kryetar i Komunës së Pejës, siç ka arritur të mësoi “Gazeta Blic” përmes burimeve të saj, janë ata që e kanë mbrojtur versionin aktual të kësaj marrëveshje, duke thënë se si e tillë nuk është e gabuar dhe se duhet ta votojnë të gjithë deputetët e LDK-së.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka nisur në orën 16:00 dhe ka përfunduar rreth 3 orë më vonë.Përveç Demarkacionit, çështje tjera që u trajtuan në këtë mbledhje ishin edhe zgjedhjet lokale, për të cilat kreu i LDK-së Mustafa mori vendim që partia e tij të mos ketë kandidatë që janë të akuzuar për korrupsion në garë për zgjedhejt lokale që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti. /GazetaBlic.com