Edhe 26 policë të tjerë kufitarë janë arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës këtë herë është zhvilluar në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.
Demokracia.com nga burime brenda Policisë së Kosovës merr vesh emrat e 15 nga 26 policët kufitarë që u arrestuan sot nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.