Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë se si inxhinierët zëvendësojnë një rrotë një aeroplani të Virgin Atlantic.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të regjistruara në aeroportin Gatwick të Londrës, ku tre nga inxhinierët me përvojë të linjës ajrore treguan se si mund të zëvendësohet një nga 18 rrotat e një Boeing 747.
Dhe edhe pse rrotat e aeroplanit janë të mëdha, detyra e zëvendësimit të tyre është shumë e ngjashme me të një rrote të një biçiklete ose të një veture.
Siç thuhet tutje, çdo rrotë në aeroplan peshon 228 kg dhe ka një madhësi prej rreth 140 centimetra nga lart poshtë.
Gomat pastaj mbushen me 200psi të azotit për t’i fryrë ato.
Azoti thuhet se përdoret në vend të ajrit sepse në lartësi të mëdha, gomat janë subjekt i të ftohtit ekstrem dhe ato mund të ngrijnë. /Telegrafi/