Kështu po e feston “natën e beqarisë” Qendresa e Labit

E publikuar: 10/10/2017 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë mbetur edhe pak ditë kur prezantuesi dhe autori i “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi – Labi do t’i jep fund beqarisë.

E sot, e rrethuar me shoqe në njërin prej lokaleve të kryeqytetit është e fejuara e tij, Qendresa, e cila me shoqet e saj po e feston “natën e beqarisë”.

Në këtë festë janë të ftuar edhe këngëtarë të skenës, si Neki Emra që po kujdeset për atmosferën, e nuk janë duke munguar edhe fytyra të tjera që janë duke marrë pjesë në festën e Qendresës.

Labi në fillim të këtij viti kishte befasuar shumë kënd ku kishte lënë TV 21 për të dal i pavarur me emision në KTV.

Edicionin e ri “Një kafe me Labin”, Gashi ende nuk e ka filluar në KTV dhe nuk dihet a do të vazhdojë përsëri të jetë në të njëjtin kanal. /GazetaExpress/