Kështu i përgjigjet Lekaj, VV’s: I ndershmi te nderon, i korrituni tenton me të korrit (Video)

E publikuar: 19/09/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://youtu.be/WpsHQYFflTY

Lekaj: Objekti i dhunshem ne kampusin e UP’s nuk guxon te trajtohet si Kishe, po si objekt qe ka sherbye me i bekue paramilitaret per gjenocid.

Pal Lekaj i AAK’s ka thane ne Rrokum Roll se nuk ka perafrim te qendrimeve per Demarkacionin me askend, nese vazhdon me qene ky version i marreveshjes.

“Pa ra versioni i tashem ne piken zero, nuk ka perafrim”, tha Lekaj ne Televizionin Rrokum.

“Nese Qeveria e pranon gabimin dhe versioni i tashem bjen e rinegociohet, atehere mundemi me diskutue”, thote Lekaj.

“AAK ne koalicion bashke me Nismen e ka ba te qarte se nuk ka koketim me Qeverine dhe nuk ka me qene pjese e kesaj qeverie”, dhe ka shtue se, asht heret me fole per koalicione me parti, megjithese per t’ardhmen ka sqarue se, AAK nuk ka vija te kuqe me askend.

Lekaj ka komentue deklaratat e sekretarit te VV’s Dardan Molliqaj se ‘Ramush Haradinaj nuk ka pasterti me i ndryshue gjanat’, tue thane se perkundrazi Haradinaj asht i paster dhe ma meritori per me ba ndryshime.

“AAK nuk asht e ballafaqueme me korrupcionin, haraçin apo gjana tjera, na jemi te drejte dhe i themi edhe VV’s nese kane argumente le te bajne kallxime penale, e mos te bajne spekulime”, thote ai.

“Ai qe asht i nderuem te nderon, ai qe nuk ka vlere, nuk duhet me u marre me ta, sepse tenton me te korrite”, thote Lekaj, si pergjigje ndaj VV’s.

Lekaj jep mendimin e tij per debatin rreth Kishes serbe ne oborrin e UP.

“Nuk guxojme qe kete objekt me trajtue si Kishe, por si nji objekt qe asht ndertue nga Milosevici per me i bekue krimet ndaj shqiptareve”.

Per ma shume kqyreni emisionin e plote te Rrokum Roll.