I përfshimë edhe në listën e veteranëve të UÇK’s në zonën e Dukagjinit, ish-snajperi Frank i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Koshares, shihet në këtë video të kohës së luftës së vitit 1999 në Kosovë, në shoqninë e disa pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I konsideruem si hero, ish-Frenku i dikurshëm, Michael Spath apo thjesht Mike Spath, jeton mes Kosovës, Gjermanisë e Amerikës, derisa miqtë e tij ma të mirë duket se janë kosovarët e shumtë që ja shprehin mirënjohjen për kontributin e tij në luftën çlirimtare.
Frenk, Snajperi, asht pronar i nji shoqnie të ruejtjes së sigurisë, por edhe instruktor në Forcat e Sigurisë së Kosovës, derisa me studimet ka kalue nga letërsia në akademia ushtarake.