Gazetari kosovar, Bujar Vitia i cili trajton problemet në sektorin e shëndetësisë, ka publikuar një fotografi të objektit të ndërtuar dhe të planifikuar për të qenë Spitali i ri i Ferizajt.
Në fotografi shihet që objekti ka mbetur vetëm ndërtim i egër dhe është mbushur me ujë. Për ta hequr ujin thotë se MSH-ja ka nisur një tender në vlerë 41 mijë euro.
Siç shkruan Vitia, ndërtimi i këtij objekti kishte filluar në vitin 2018 dhe në vitin 2021 duhej të përfundonte. Arsyeja se pse ka mbetur në atë gjendje, sipas MSH-së është se kompania e ndërtimit ka bërë mashtrime në punime he për këtë arsye është ngritur edhe kallëzim penal
“Ky eshte objekti i ri i Spitalit te Ferizajt. Eshte mbush me uje brenda dhe perreth. MSH ka inicu tender ne vlere mbi 41 mije Euro me heq ujin. Ndertimi i objektit ka fillu me u ndertu ne vitin 2018 dhe ne 2021 do te duhej te perfundonte. Ka mbet ne kete gjendje sepse sipas pretendimeve te Ministrise se Shendetesise kompania ka bo mashtrime me punime dhe per kete shkak i ka ngritur kallezim penal”, ka shkruar Vitia.