Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, serbët në veri të Kosovës kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë festuar.
Si duket deklarata e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, se AKS do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se do të ketë president, zëvendës-president, Kuvend, stemë, flamur e që mund të financohet nga Serbia, i ka gëzuar tej mase serbët e veriut.
Përmes kësaj videoje ekskluzive të cilën e ka siguruar “Zëri”, mund ta shihni gëzimin dhe festën e serbëve rrugëve të Veriut.