
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti.
Me 9 vota për dhe 2 kundër, janë certifikuar këto rezultate.
E para nga këto zgjedhje, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%.
E dyta është PDK me 20.9%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK me 7.06%.
Në faqen e KQZ-së është publikuar edhe fotografia se si do të duken ulëset e Kuvendit.
VV-ja do të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 7.