Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari ka reaguar pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Kuvendin e Serbisë e ku kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq akuzonte opozitën serbe se pse i kishin lëshuar shqiptarët e Kosovës nga burgu përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Miftari ka bërë edhe një goditje ndaj komunitetit ndërkombëtar, të cilët po e shohin Vuçiqin si “palë konstruktive” pas zhvillimeve të fundit në kuadër të procesit të dialogut, duke thënë se pavarësisht përpjekjeve për të “lustruar” të kaluarën e Aleksander Vuçiqit dhe për ta paraqitur atë si konstruktiv “ai [Vuçiqi] gjithmonë e zbulon veten e tij të vërtetë”.
Ajo ka bashkëngjitur edhe videon kur Vuçiq flet për të burgosurit kosovarë që ishin liruar.
“Këtu ai po vajton parlamentin dhe po ankohet për lirimin e të burgosurve të torturuar kosovarë të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës”, ka shkruar Miftari.
Në fund ajo e ka quajtur Vuçiqin si një “qenie njerëzore të poshtër”.
No matter how many attempts there are to whitewash Vucic’s past and present him as ‘constructive’, he always reveals his true self.
Here he is lamenting parliament & complaining about the release of tortured Kosovar war prisoners, including 🇽🇰’s PM.
A vile human being. pic.twitter.com/PjHIkEYtQU
— Donjeta Miftari (@miftaridonjeta) February 3, 2023