Këshilltari i Veselit: Me listat për të akuzuarit e Gjykatës Speciale të merret Ministria e Drejtësisë (Video)

E publikuar: 10/08/2015 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka dashur t’i komentojë e as të merret me listat që po qarkullojnë në lidhje me emrat e mundshëm që do të gjykohen nga Gjykata Speciale. Kështu thotë këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Driton Lajçi.

Në një intervistë për RTK’në, Driton Lajçi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, thotë se duhet të kihet kujdes sa u përket këtyre listave.

Ai ka thënë se kryeparlamentari as nuk I ka komentuar këto lista pasiqë nuk vinë nga ndonjë organ i akuzës.

Lajçi thotë se ekipi i kryeparlamentarit ka pritur që me publikimin e këtyre listave të merrej, apo siç tha ai, të sqarohej Ministria e Drejtësisë.

“Të them të drejtën nuk kemi diskutuar. Jetojmë në një vend demokratik, ka rrjete sociale, ka rrjete të informacioneve. Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë publikime të ndryshme. Derisa nuk vien nga organi i akuzës, gazetarët mund të proklamojnë dicka nei komentojmë, i dëgjojmë, i shohim mirëpo nuk i marrim si serioze sepse gazetarët nuk janë organ i akuzës Unë kam pritur që Ministria e Drejtësisë apo Task Forca e EULEX’it të sqarojë se këto lista kanë apo nuk kanë mbështetje nga një organ i akuzës. Kemi pritur që organet e drejtësisë të merren me atë se këto lista kanë apo nuk kanë mbështetje juridike”, ka thënë ai.