Këshilltari Kombëtar për Siguri në SHBA, Robert O’Brien, ka folur pas përfundimit të takimit mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë në Shtëpi të Bardhë.
Ai thotë se nesër pritet të vazhdojnë takimet, derisa ka treguar se përfaqësues të bankave të mëdha kreditore, korporatave amerikane dhe Fondit të Mileniumit të Ri kanë qenë në takim.
“Diskutime të mira këtë pasdite me liderët e Serbisë dhe të Kosovës. Ata kanë përparim të ndjeshëm sot. Një falënderim për Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA’së, Fondacionin e Mijëvjeçarit të Ri dhe Bankën Exim që iu bashkuan takimit. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, tha ai.

















