Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA’së: Zelensky zgjodhi të minimizonte kontributet amerikane

E publikuar: 01/03/2025 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të ShBA’së, Mike Waltz ka reaguar pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që u përcjell me përplasje.

Waltz në rrjetin X ka thënë se presidenti Trump duhet të përpiqet të arrijë paqen, dhe sipas tij kjo marrëveshje ekonomike ishte pjesë e këtij qëllimi.

Lexo Edhe:
Ai tha sa Zelensky minimizoi kontributet amerikane në mbrojtjen e Ukrainës dhe nuk e respektoi Amerikën.

“Presidenti Trump po përpiqet të arrijë paqen dhe kjo marrëveshje ekonomike ishte pjesë e këtij qëllimi. Në vend të kësaj, Presidenti Zelensky zgjodhi të hynte në Zyrën Ovale dhe të minimizonte kontributet amerikane në mbrojtjen e Ukrainës dhe të mos e respektonte vendin tonë. Shumë njerëz po vdesin për të vazhduar të kërkohet më shumë”, shkroi Waltz.