Qytetarët serb janë duke protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.
Për këtë protestë ka reaguar Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.
Vela ka shkruar në Twitter se serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.
“Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.
Ai më tej ka theksuar se gjyqtarët, policët e prokurorët në veri, po përdoren si instrument politik për të destabilizuar dhe kundërshtuar integrimin në Kosovë.