Me kulturë tipike diplomatike amerikane iu mohua udhëtimi për në ShBA ministres së drejtësisë Albulena Haxhiut dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçlës, por për “filozofin” kontrovers nga Shqipëria, Hysamedin Feraj, kjo s’është kështu, madje përkundrazi.
Sipas logjikës së Ferajt, si huqja as e parë e as e fundit, “ambasada e ShBA’së paska thanë që duhet të qëndrojnë në Kosovë sepse i duhen vendit” ndërsa për opozitën, përkatësisht kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixihikun, të cilët udhëtojnë për në ShBA, ndryshe nga ministrat, i bie që ShBA ka thënë “opozita le të shkojë në Amerikë sepse nuk po duhen për asgjë në Kosovë”.
Filozofi kontraverz i Vetëvendosjes, njëherit edhe këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, njihet për konstatimet e palogjikshme dhe krjetësisht jashtë prekjes me realitetin.
Ai njëherë kishte interpretuar, në një mënyrë krejtësisht deluzive, se si Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes flamujve të NATO-s në konferenca shtypi me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte përçuar mesazh “përjashtues” ndaj Serbisë, kështu duke u shndërruar në ridikulë publike, shkruan Reporteri.net.
Feraj është i famshëm për mendime krejtësisht jokoherente, ku është vështirë të bëhen ndërlidhje mes asaj që është dhe asaj që s’është.