Duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti i ka disa hipoteza rreth qëllimit të kësaj.
Në një shkrim në Facebook, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në fund në konstatimin Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.
“Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim?”, shkroi Zulfaj.
“Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, shton ai.