Këshilltari i Kurtit e quan LDK-në “Lidhja e Dembelëve të Kosovës”

E publikuar: 03/07/2023 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e ka cilësuar LDK-në si një parti e cila është grumbullon njerëz që s’mbrojnë idetë e tyre.

Hoxha ka thënë se LDK-ja është Lidhja e Dembelëve të Kosovës.

‘’Abdullah Hoti pa pikën e turpit pohon se pranon çdo ide me të cilën nuk është dakort. Kjo është LDK-ja. Kujtoni pohimin e LDK-së: “E rrëzuam qeverinë Kurti sepse na i kërkoi Grenelli”. LDK-ja është grupimi i njerëzve që nuk mbrojnë idetë e tyre. Lidhja e Dembelëve të Kosovës.”, shkroi ai.