Këshilltari i fshatit ukrainas hodhi granatë dore ndaj kolegëve në një takim: 1 i vdekur, 26 të plagosur (Pamje)

E publikuar: 15/12/2023 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një këshilltar i fshatit ukrainas sot hodhi granatë dore ndaj kolegëve në një takim..

Një person u vra dhe 26 të tjerë u plagosën, pasi një burrë shpërtheu granata brenda një mbledhjeje të këshillit të fshatit në Ukrainë, sot.

Incidenti i cili u kap në kamera, ndodhi në Zakarpattia në ndërtesën e këshillit të fshatit Keretsky, njoftoi një agjenci lokale e lajmeve në Ukrainë.

Burri që shpërtheu granatat është një deputet i këshillit të fshatit, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Interfax.