Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi tha se është keqcituar deklarata e Bislimit për 20 modalitetet për targat.
Kadiu përmes një shkrimi në Facebook tha se Bislimi ka thënë që është dërguar një shkresë, por jo një e tillë që përmban 20 modalitete.
“Mediumet të cilat po e raportojnë këtë deklaratë, e gjithashtu dhe deputeti në fjalë, po e keqcitojnë deklarimin e zëvendëskryeministrit Bislimi. Në intervistën e sotshme, ai ka thënë se është dërguar një shkresë, por jo një e tillë që përmban 20 modalitete.
Më poshtë, deklarimi i saktë dhe i plotë: “Ne jemi ende në kontakt me z. Lajcak. Ne i kemi dërguar edhe me shkrim mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Në atë moment që ne kemi dakordim, ne e bëjmë publike.”
I pyetur në vijim të intervistës, me insistimin e gazetares mbi modalitetet e bisedimeve me BE, zëvendëskryeministri thotë:
“Tash modalitete janë 20 sosh, por për cilat kemi bisedu ne… në 20 mund të jetë secili, por po them për të cilin kemi diskutu ne dhe cilin jemi duke suportu është diçka tjetër””, tha Kadiu.