Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Shkëlze Gashi, në një konferencë për media ka treguar se si u ftua nga polici hetues Ali Berisha, dhe më pas nga prokuroria iu tha që statusi i tij nuk përmban elemente të veprës penale, raporton Infosot.
Deklarata e plotë:
“Dje rreth orës një kam marrë telefonate nga polici Ali Berisha, që të paraqitem në polici. Unë ju kom thanë se nuk mundem me ardhë në atë kohë. Kam kërkuar poashtu që ftesa të jetë e shtypur, polici hetues dhe ora kur të shkoj. Pastaj kam marrë telefonatë nga prokuroria ku më është sqaruar se statusi nuk element të veprës penale. Poashtu më është thanë se kanë me u nisur hetimet ndaj policit dhe prokurorit. Jam i zhgënjyer që shprehja e lirë të cenohet, ka thënë Shkëlzen Gashi.

















