Këshilltarët e presidentes, Atifete Jahjajga dalin të jenë më të paguar se sa kryeministri dhe vartësit e tij për punën qe bëjnë. Të paktën kështu rezulton në bazë të deklarimeve qe figurojnë në Agjencinë Anti Korrupsion. Këshilltari i Lartë politik për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, Arber Vllahiu për punën që bën paguhet 1,772.00 euro për muaj.
Hiç me keç nuk qëndron as këshilltarja tjetër për politikë e presidentes Jahjaga, Antigonë Baxhaku-Idrizi. Kjo e fundit në bazë të deklarimeve të fundit në Agjencinë Anti Korrupsion ka deklaruar se merr pagë në vlerë prej 1,668.00 në muaj nga buxheti i zyrës së Presidentes.
17,318.00, është shuma vjetore qe merr kryeministri i Kosovës për punën e tij. Nëse këtë shumë e pjesëtojmë për 12 muaj i bie qe i pari i Ekzekutivit merr 1443 euro në muaj si kryeministër i Kosovës qe i bie 329 euro me pak se këshilltari i presidentes, Arber Vllahiu.
Sa paguhen ministrat dhe si e vlerësojnë këtë gjë njohësit e çështjeve politikë, ndiqeni kronikën e Tribuna Channel.