Këshilli i Sigurimit nxjerr rezolutë ndaj pushtimit të Ukrainës, Rusia e bllokon me veto

E publikuar: 26/02/2022 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar për një rezolutë që e dënon pushtimin rus të Ukrainës.

Për rezolutën votuan 11 shtete anëtare, tre abstenuan (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe një votoi kundër (Rusia). Meqenëse Rusia ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.

Por SHBA-ja dhe aleatët e saj do ta shohin si një fitore që Rusia të votojë e vetme dhe Kina të abstenojë, shkruan theguardian.