Këshilli i Sigurimit debaton sot për Kosovën

E publikuar: 21/08/2015 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.
Periudha, e cila do të vihet në shqyrtim, është prill – korrik 2015, dhe bazohet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kosovën në takim do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë Hashim Thaçi, kurse Serbinë do ta përfaqësojë homologu i tij, Ivica Daçiq.

Mbledhja e fundit e KS-së për Kosovën ka qenë më 26 maj, kur Thaçi ka folur për konfliktin në Kumanovë, për themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte, për migrimin e kosovarëve dhe çështje të tjera.