Këshilli i Prindërve i Kosovës ka reaguar sërish në lidhje me mosfillimin e procesit mësimor.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ky këshill ka bërë të ditur se nëse nuk fillon mësimi më datën 3 tetor, do të kërkojmë çregjistrimin masiv nga shkollat.
“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënëse as për institucione arsimore”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Prindërve paralajmërojnë edhe format tjera për shprehjen e pakënaqësisë.
“HAPINI SHKOLLAT! Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla”, thuhet tutje në reagim.