një nga pozitat më të larta drejtuese brenda Ministrisë së Financave. Ky vendim vjen pas ankesave të dy kandidatëve E.G dhe N.K të cilët pretendojnë se procedura e rekrutimit ishte zhvilluar në kundërshtim me rregullat ligjore, raporton Infosot.
Kolegji për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave, në përbërje të Malsore Gashi-Bajraktari (kryetare), Eshref Shabani dhe Ardita Haxhnikaj-Demi, pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, e ka vlerësuar ankesën e kandidatëve si të bazuar, ndërsa ka urdhëruar anulimin e të gjitha veprimeve që kanë rrjedhur nga konkursi.
Në vendim thuhet se Ministria e Financave është e obliguar që brenda 15 ditësh nga pranimi i vendimit të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të njoftojë KPM me shkrim.
Gjatë shqyrtimit të lëndës, Kolegji ka administruar dhjetëra prova, përfshirë aplikacionet e kandidatëve, listat e vlerësimit, e-mail komunikimet, procesverbalet e intervistave, njoftimet, dhe aktvendimet e mëhershme të ministrisë. Në bazë të këtij dokumentacioni, KPSHC ka konstatuar se procedura e konkursit nuk ishte zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloren për rekrutimin në shërbimin civil.

Në arsyetimin e vendimit, KPM thekson se “pas shqyrtimit dhe analizimit të shkresave të lëndës të parashtruara nga palët në procedurë, Kolegji ka konstatuar se ankesa është e bazuar, sepse Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka respektuar kriteret dhe procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi gjatë zhvillimit të konkursit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Thesarit të Kosovës”.
Sipas të gjeturave të KPMSHC nga analizimi i provave të lëndës, Kolegji gjen se dokumentacioni, vlerësimet dhe komunikimet e brendshme nuk përputhen me kërkesat formale të konkursit, ndërsa procesi i vlerësimit të kandidatëve nuk garanton barazi dhe transparencë, siç kërkohet me ligj.
Këshilli ka gjetur gjithashtu se disa prej aplikacioneve, njoftimeve dhe veprimeve të kryera gjatë procesit nuk ishin në harmoni me kriteret e konkursit dhe me procedurat standarde për pozitat e larta drejtuese.
Pas këtij vendimi, Ministria e Financave duhet të rikthejë procesin në pikën zero dhe të rishpallë konkursin. Sipas ligjit, zyrtarët përgjegjës janë të detyruar të zbatojnë vendimin brenda 15 ditësh dhe të raportojnë te KPM për hapat e ndërmarrë.
Këshilli i Pavarur ia anulon Hekuran Muratit konkursin për drejtor të Thesarit -KPMSHC-(Dokument)


















