
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shqyrtuar gjashtë ankesa në mbledhjen e tij të rregullt, duke miratuar tre prej tyre, refuzuar dy dhe shpallur një të paafatshme.
Ankesat lidhen me shkelje të pretenduara të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përfshirë çështje të privatësisë, gjuhës së urrejtjes dhe të drejtës për t’u përgjigjur.
Ndër vendimet kryesore, KMShK ka konstatuar shkelje në raportime të Sinjali.com dhe Indeksonline.net, ndërsa ka refuzuar ankesat ndaj Nacionale.com, Insajderi.org dhe Radiostargjilan.com. Një ankesë kundër Demokracia.com u shpall e paafatshme.
Postimi i plotë:
KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA MORI VENDIM PËR GJASHTË ANKESA
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej gjashtë ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen tri nga to, dy të refuzohen dhe një të shpallet e paafatshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitulli IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitulli VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
KMShK ka miratuar ankesën e Institutit Sekhmet kundër Sinjali.com për shkrimin ”Ky është 24-vjeçari që u gjet pa shenja jete në një motel në Gjilan, po shoqërohej nga një burrë 40-vjeçar”, duke konstatuar se janë shkelur Kapitulli III, i cili ka të bëjë me nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me privatësinë.
KMShK ka miratuar ankesën e Arbër Gashit kundër Indeksonline.net për shkrimin me titull “Ky është personi nga Peja që dyshohet se u vetëvra dje”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me privatësinë.
KMShK ka miratuar ankesën e Zana Haxhaj kundër Indeksonline.net për shkrimin me titull ”Pamje të rënda nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 19-vjeçar në Vushtrri”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me privatësinë.
KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Rilind Gërvallës kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “RTK-ja ia huq prapë, i drejtohen Ana Brnabiqit si kryeministre”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe III të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon pala ankuese.
KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Taulant Maliqit kundër Insajderi.org dhe Radiostargjilan.com për shkrimet me titull “Hyseni mburret me grantin që dha për arkitektin që punonte në drejtorinë e tij”, përkatësisht “PDK akuzon: Kryetari i Gjilanit po shpërblen shokët me mijëra euro nga buxheti komunal”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon pala ankuese.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e Pro ACC Group, përfaqësuar nga Alliance Legal Group kundër Demokracia.com për shkrimin me titull “Dyshime për ligjshmërinë dhe konflikte interesi në tenderin 100 mijë euro në NH ‘Ibër Lepenc’ që drejtohet nga Faruk Mujka”, duke konstatuar se ankesa është bërë pas afatit të përcaktuar, andaj nuk mund të merret vendim rreth pretendimeve se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
——————————————————–
SAVET ŠTAMPE DONEO ODLUKU O ŠEST ŽALBI
Savet Štampe Kosova (SŠK) u redovnom sastanku razmotrio je ukupno šest žalbi. Skupština SŠK-a odlučila da tri od njih bude usvojene, dve da se ne usvoje, dok je jedna žalba proglašena neblagovremena. Žalbe su se ticale navodnih kršenja određenih poglavlja Kodeksa za štampane medije Kosova, kao što su Poglavlje II – Istinito izveštavanje, Poglavlje III – Podsticanje i govor mržnje, Poglavlje IV – Pravo na odgovor i Poglavlje VII – Privatnost i zaštita izvora.