Këshilli Grevist i BSPK-së dhe i SBASHK-ut ka reaguar pasi “në qarqe të ndryshme” po plasohen lajme të pavërteta se marrëveshja për ndërprerjen e grevave është arritur, ose është afër.
Këshilli Grevist i BSPK-së së bashku me Këshillin Grevist të SBASHK-ut sot kanë mbajtur dy takime, njëri në MASHTI dhe tjetri me Këshillin Ekonomik Social në ambientet e Qeverisë së Kosovës.
Por, sindikatalistët saktësojnë se nuk ka lëvizje nga qëndrimet dhe se greva vazhdon.
“Përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë bërë asnjë veprim pozitiv. Pra, takimet kanë zgjatur me orë, por pa asnjë rezultat. Kështu që greva vazhdon”, thuhet në reagimin e publikuar në faqen e Facebookut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK).
REAGIMI I PLOTË:
Të nderuara kolege , të nderur kolegë ,punëtorë të arsimit që nga çerdhet ,Arsimi Parauniversitar dhe ju në fakultete .
Grevsitë të nderuar nga Federata e shërbyesve civil. Duke parë se kanë filluar qarqe të caktuara të plasojnë komente e lajme jo të vërteta ju informojmë nga Këshilli Grevist i BSPK -së e në bashkëpunim me Këshillin Grevist të SBASHK -ut se janë mbajtur sot dy takime dhe atë njëri në MASHTI dhe tjetri i Këshillit Ekonomik Social në ambientet e Qeverisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e sindikatave ishin në nivel dhe u angazhun për zgjidhje të kërkesve me dilog, por përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë bërë as një veprim pozitiv. Pra, takimet kanë zgjatur me orë,por pa as një rezultat kështu që greva vazhdon.Këshilli Grevist i BSPK dhe
Këshilli Grevist i SBASHK.