Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës (UP) e ka shkarkuar rektorin, Naser Sahiti.
Lajmi është konfirmuar nga kryesuesi i mbledhjes, Arbresh Nela zëvendëskryesuese e KD-së.Sipas saj, me 8 vota për dhe 1 abstenim është shkarkuar rektori Naser Sahiti.
Ajo shtoi se konkursi do të shpallet të hënën për rektor të ri dhe se është emëruar edhe ushtruesja e detyrës së rektorit, profesoresha Luljeta Plakolli Kasumi.
“Ju njoftojmë për vendimin të cilin e kanë marr KD në takimin e sotëm lidhur me çështjet të cilat janë ngritur ditëve të fundit sa i përket performancës së menaxhmentit të lartë të UP-së në takimin e sotëm kanë votuar me 8 vota për dhe 1 abstenim është votuar shkarkimi i rektorit Naser Sahiti”.
“Rektori ka qenë i ftuar në takim që të vijw dhe kundër argumentoj ai nuk ka qenë prezent në takim ka dërguar disa përgjigje për të cilat këshilli ka konsideru dhe ka vendo që nuk janë ku dërguar argumente të cilat e kanë bindur këshillin që të vazhdohet me këtë strukturë. Ne kemi kërkuar që të shpallet konkursi qysh të hënën për rektorin e ri, është emëruar edhe ushtruesja e detyrës së rektorit, profesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi”.
Altin Sahiti, kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës tha së pretendimet e ish-rektorit Sahiti se mbledhja e mbajtur është kundërligjore nuk qëndron, duke shtuar se mbledhja është thirrur siç parashihet me rregullore.
“Kjo nuk qëndron për shkak që sipas statuti kryesuesi e thirr mbledhjen, unë kam thirrur personalisht si kryesues i KD-së tri ditë përpara ashtu siç e sheh rregullorja për punën KD-së, nuk qëndron konstatimi i ish rektorit Sahiti”, tha ai.
Këshilli Drejtues ka mbajtur mbledhje, por pjesëmarrja e mediave në këtë ngjarje nuk është duke u lejuar.
Mbledhja ka tri pika të rendit të ditës/Pika kryesore e rendit të ditës ishte vlerësimi i performancës së rektorit të UP-së, Naser Sahiti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbledhje.