Këshilla për trajtimin e Temperaturës së lartë në dimër

E publikuar: 20/01/2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Temperatura shpesh ndodh nga një infeksion viral, siç është gripi, ose nga një infeksion bakterial. Mund të konsiderohet edhe si një shenjë e mirë që trupi është duke luftuar infeksionin. Temperatura mund të ndodhë gjithashtu si pjesë e një reaksioni alergji-k ndaj disa ilaçeve, siç janë disa nga antibiotikët. Temperatura normale e trupit është rreth 37° C kur matet nga goja. Temperatura e matur në sqetull është pak më e ulët. Tek fëmijët, temperatura 38° C ose më sipër konsiderohet e lartë.

Pjesa më e madhe e temperaturave largohen pa asnjë trajtim, por ndërkohë që ato janë prezente, simptomat janë:

-Dhimbje muskujsh;

-Të ndjerit të nxehtë dhe të djersitur;

-Humbje oreksi;

-Irritim;

-Të ngjethura.

-Kontaktoni farmacistin ose mjekun

Nëse personi me temperaturë ose dhimbje është një fëmijë, veçanërisht një foshnjë;

-Nëse temperatura është e lidhur me një ngurtësi të qafës, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj dritës, irritim dhe të vjella;

-Nëse keni një temperaturë mbi 39° C;

-Nëse nuk ndiheni mirë ose jeni letargji-k;

-Nëse temperatura juaj është e lidhur me dhimbjen, dhimbjen konstant-e të fytit dhe skuqjen;

-Nëse jeni duke djersitur shumë gjatë natës;

-Nëse keni diarre veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar jashtë, pasi kjo mund të jetë shenjë infeksioni;

-Nëse temperatura juaj ka zgjatur më shumë se 48 orë (tek të rriturit), shfaqet përsëri ose nuk shërohet me anën e ilaçeve;

-Nëse merrni ilaçe të tjera; ndonjëherë temperatura mund të përcaktojë një efekt anësor serioz;

-Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji; duhet të shmangni disa ilaçe;

-Nëse keni një gjendje tjetër mjekësore;

-Nëse keni alergji nga medikamentet.

Këshilla mbi trajtimin

-Një dush i ftohtë është i mirë për uljen e temperaturës, mos vendosni foshnjet në ujë të ftohtë;

-Mos përdorni shishet me ujë të ngrohtë ose batanijet elektrike; vishni rroba të lehta;

-Pini sa më shumë ujë ose lëngje pasi temperatura mund të shkaktojë dehidratim;

-Mateni temperaturën rregullisht; sigurohuni që dini ta përdorni termometrin;

-Kur masni temperaturën në gojë, prisni të paktën 10 minuta pas të ngrënit të ushqimeve të ngrohta ose të ftohta dhe mateni përpara se të merrni ilaçet;

-Termometrat dixhital janë përdorur tek fëmijët pasi ato përfaqësojnë një teknikë të mirë për të marrë një rezultat të saktë.