Shumica e arsyeve të shkurorëzimeve sugjerojnë se neglizhenca e partnerit në një marrëdhënie është ide e keqe. Kështu që, gjeni pak kohë për personin e dashur dhe do të jeni të lumtur përherë
Pastroni rrobat, kryeni punët e shtëpisë dhe përgatisni ushqimin për familje. Keni harruar diçka? Sigurisht, partnerin tuaj! Është e thjeshtë, ekziston personi që fle pranë jush në shtrat. Por, shumica e arsyeve të shkurorëzimeve sugjerojnë se neglizhenca e partnerit në një marrëdhënie është ide e keqe. Kështu që, gjeni pak kohë për personin e dashur dhe do të jeni të lumtur përherë, shkruan sot gazeta “Zeri”.
– Provoni diçka të re së bashku: Alpinizmi si një zakon i lidhjes tuaj mund të jetë i vështirë. Por, çiftet që e praktikojnë një gjë të tillë për shkak të aktivitetit ngacmues i shtojnë marrëdhënies së tyre kënaqësi, sipas një studimi të fundit. Kështu që filloni t’i kushtoni rëndësi marrëdhënies dhe kënaqësisë suaj.
– Ushqehuni shëndetshëm: Kujdesuni për ushqimin. Bajamet, avokadot dhe fëstëkët mund të nxisin jetën tuaj seksuale dhe të rrisin fertilitetin.
– Flini me diçka të kuqe: Hulumtimet kanë treguar se meshkujt i shohin femrat të veshura me të kuqe më seksi se ato që vishen me ngjyra të tjera, si të kaltër dhe të gjelbër.
– Mos e krahasoni veten me çiftet e tjera: Nuk ka rëndësi nëse ju keni marrëdhënie seksuale pesë herë në javë ose pesë herë në vit për aq kohë sa të jeni të lumtur. Në fakt, një studim i vitit 2008 gjeti se çiftet që mbanin shtrënguar dorën e njëri-tjetrit ishin më pak të stresuar se ata që kishin marrëdhënie të shpeshta seksuale.

















