Periudhë pranvere, periudhë alergjie. Mund të bëhet shumë e vështirë për të menaxhuar alergjinë sezonale në qoftë se nuk mund të flemë mirë gjatë natës.
Sipas këshillave të National Sleep Foundation për të siguruar një natë të qetë gjumi edhe për ata që vuajnë nga alergjia është e nevojshme që dhoma e gjumit të jetë e pastër nga alergjenet. Nëse alergjenet janë prezente në dhomë mund të shkaktojnë sulme alergjie gjatë natës që e bëjnë të pamundur gjumin.
Për të shmangur alergjenet në dhomën e gjumit është e nevojshme që të lahen rregullisht batanijet, çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve. Ideale do të ishte që të laheshin çdo javë dhe në temperatura të larta për të siguruar shkatërrimin e akareve të pluhurit.
Dysheku gjithashtu duhet të mbrohet me një mbulesë anti akare; duhet të përdorni një filtër ajri dhe të ajrosni rregullisht dhomën.
Një zakon i mirë do të ishte që të hynte dielli në shtëpi, sidomos krevati duhet të preket periodikisht nga rrezet e diellit, në mënyrë që alergjenet të ngordhin.
Nëse alergjia është shkaktuar nga polenet apo ndotësit mjedisore, është mirë, që të flini me dritare të mbyllura kështu që alergenet të mos hyjnë në shtëpi. /Shendeti/