Këto ngarkesa, që vijnë si rezultat i rritjes së konsumit, lidhen me funksionimin teknik të sistemit elektroenergjetik dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ulur konsumin dhe për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. Masa të thjeshta, të ndërmarra nga secili prej nesh, mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë”, thuhet nga KESCO. “Si furnizues i energjisë elektrike, KESCO është e angazhuar që të informojë në kohë konsumatorët dhe të kontribuojë në menaxhimin sa më efikas të konsumit, duke theksuar se masa të vogla, të ndërmarra individualisht, mund të kenë ndikim të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit. Njëkohësisht, përdorimi më i kujdesshëm i energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve familjare, pra në fatura më të ulëta, sidomos gjatë sezonit kur rritet nevoja për ngrohje”.
KESCO i ka ftuar qytetarët, që veçanërisht gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë gjatë orëve të pikut.
“Menaxhimi i kujdesshëm i konsumit gjatë orëve të pikut ndihmon që sistemi të funksionojë normalisht dhe parandalon ngarkesa shtesë që mund të vështirësojnë furnizimin në momente të caktuara. Prandaj, çdo kursim, sado i vogël, ndihmon që sistemi të qëndrojë i qëndrueshëm për të gjithë”, u tha nga KESCO.
KESCO ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, pas njoftimeve nga KOSTT për përballje me ngarkesa të rritura.
“Këto ngarkesa, që vijnë si rezultat i rritjes së konsumit, lidhen me funksionimin teknik të sistemit elektroenergjetik dhe kërkon bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët për të ulur konsumin dhe për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit. Masa të thjeshta, të ndërmarra nga secili prej nesh, mund të kenë efekt të madh në sistemin elektroenergjetik, duke kontribuar në stabilitet më të mirë për të gjithë”, thuhet nga KESCO. “Si furnizues i energjisë elektrike, KESCO është e angazhuar që të informojë në kohë konsumatorët dhe të kontribuojë në menaxhimin sa më efikas të konsumit, duke theksuar se masa të vogla, të ndërmarra individualisht, mund të kenë ndikim të rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit. Njëkohësisht, përdorimi më i kujdesshëm i energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve familjare, pra në fatura më të ulëta, sidomos gjatë sezonit kur rritet nevoja për ngrohje”.