Kerry: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

20.04.2015 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kerry: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, me ç’rast është takuar me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.

Në këtë takim, Sekretari Kerry tha se Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO’s dhe se bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme.

“Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë deklaratën SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje për të bashkëpunuar më plotësisht për interesin tonë të përbashkët lidhur me luftën kundër terrorizmit, për sigurinë në rajon, kundër ISIS dhe nisma të tjera”, ka thënë Kerry.

“Vitin e kaluar në Uells, pata rastin të takohem me Kryeministrin Edi Rama, ku ne diskutuam për shumë nga këto probleme dhe sot ne do ta vazhdojmë këtë diskutim. Shqipëria ka ndihmuar shumë në transferimin e njerëzve të grupit të rezistencës iraniane MEK dhe në çështje të tjera. Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS. Ne po punojmë gjithashtu në përpjekjet e përgjithshme rajonale lidhur me luftën kundër ISIS dhe bashkëpunimi i Shqipërisë si anëtare e koalicionit ka qenë absolutisht i rëndësishëm”, ka theksuar Sekretari Kerry, raporton VOA.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se Shqipëria dhe SHBA janë partnerë dhe aleatë strategjikë si në NATO edhe në organizata të tjera. Ne, tha ai, punojmë ngushtë së bashku në Irak, Afganistan dhe së fundi në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Nëse rajoni ynë është sot në paqe dhe aspiron për anëtarësime të reja, kjo është kryesisht si rrjedhojë e angazhimit të pandryshuar të SHBA”, tha Bushati.

Pas takimit me Sekretarin Kerry, ministri i Jashtëm i Shqipërisë nënshkroi me zëvendëssekretaren e Shtetit Victoria Nuland një deklaratë të përbashkët për partneritetin strategjik mes dy vendeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump tha se ka përfunduar lufta, Irani sulmon me dronë anijet në Ngushticën e Hormuzit

Trump tha se ka përfunduar lufta, Irani sulmon me dronë anijet në Ngushticën e Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej situata me Iranin

“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: Nuk është fare në diskutim

“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: Nuk është fare në diskutim

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Trump: ShBA-të përgatiten për ‘sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit’ nëse nuk arrihet marrëveshja

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)