Manekinia e ka pranuar gjatë intervistës me revistën ‘i-D’, se gjatë fëmijërisë ka përjetuar ngacmime të tmerrshme nga bashkëmoshatarët, për shkak të asaj se ishte ‘një foshnje nga epruveta’
Supermodelja e famshme daneze Josephine Skriver, publikisht ka folur për një fillim të pazakontë të jetës së saj. Ajo ishte mbarsur me fekondim artificial, ku mamaja ishte lesbike, ndërsa babai homoseksual. Manekinia e cila ka veshur koleksione për disa nga shtëpitë më të famshme të modës, siç janë ‘Chanel’ dhe ‘Victoria’s Secret’, e ka pranuar gjatë intervistës me revistën ‘i-D’, se gjatë fëmijërisë ka përjetuar ngacmime të tmerrshme nga bashkëmoshatarët, për shkak të asaj se ishte ‘një foshnje nga epruveta’, ndërsa prindërit e saj ishin homoseksual, shkruan Zeri.info
Kishte menduar se gjërat kanë ndryshuar gjatë 22 viteve të saj, por pasi kishte parë se çfarë komentesh kanë dhënë njerëzit për të në rrjetet sociale, ka mbetur e shokuar. Josephine ka rrëfyer se mamaja e saj para se të mbeste shtatzënë me të, nuk ishte në lidhje, por dëshironte fëmijë dhe familje. Ajo në një revistë homoseksuale kishte postuar një shpallje, ku kishte shkruar se kërkon një mashkull, apo një çift homoseksualësh me të cilët do të kishte një fëmijë. Dhe i pari person që ishte paraqitur, ishte bërë edhe babai i Josephine-s.
Edhe ajo thotë se nuk është aspak kundër që edhe vetë të lindë një fëmijë me spermën e një donatori dhe nëse e gjen personin e duhur, edhe do ta bëj këtë. “Edhe unë kërkoj një donator të spermës dhe nëse e gjej të duhurin, do të lindi fëmijë”, ka thënë ajo