Fakti që megjithse kanë kaluar më shumë se katër muaj nga fitorja e pushtetit dhe nuk ka ende çmontim të strukturës administrative të LSI ka sjellë pakënaqësi në rradhët e socialistëve të bazës.
Kjo nga heqja nga detyra e kontigjentit të zyrtarëve të forcës politike që tashmë drejtohet nga Monika Kryemadhi do të thotë sa më shumë punësime socialistësh. Madje pikërisht ky është edhe motive kryesor i rebelimit të bazës e cila më së fundi ka nisur ti kërkoj llogari ministrave të linjës, por edhe deputetëve të zonave ku militojnë.
Sipas burimeve konfidenciale të CityNews, tonet e kërkesës së socialistëve të disa qarqeve të vendit në drejtim të qendrës së partisë janë ritur shumë këto ditët e fundit, Këtë e përforcon edhe një raportim i gazetës “sot”, sipas të cilës: baza socialiste ka kërkuar me urgjencë që të gjithë militantët e LSI-së të largohen nga puna.
Gjë që nuk është e thjeshtë të ndodhë pasi, duke gëzuar statusin e qënien pjesë e shërbimit civil procedurat për shkarkimin e militantëve të LSI-së, pjesë e administrates, janë të bllokuara.
Të dhenat flasin për një shumicë lësistësh të punësur në administratën publike e që mbajnë statusin si pjesë e shërbimit civil. Çka do të thotë se në rast shkarkimi të cënuarit do ti drejtoheshin gjykatave dhe pas fitores së sigurt të të drejtës juridike do të dëmshpërbleheshin, duke krijuar kosto të ndjeshme financiare dhe ligjore për qeverinë.
Humbje kjo që nuk i qetëson aspak socialistët e bazës, të cilët, për të siguruar një vend pune janë gati të sakrifikojnë financat publike. “Situata sa vjen e po acarohet dhe nuk dim ku do të përfundojë. Fakt është se ka acarim në ritje të bazës nga qëndrimi ende në detyrë i të punësuarve të LSI-së. Ne i mirëkuptojmë mirëpo ligjërisht ata janë të mbrojtur pasi janë pjesë e shërbimit civil dhe nuk mund të hiqen veç nga dëshira për të spastruar administratën nga LSI. Të veprosh kështu do të thotë të rëndosh financat publike, të sakrifikosh paratë e publikut për të dëmshpërblyer të shkarkuarit nga detyra”, ka analizuari për CityNews burimi konfidencial i PS-së, duke pohuar situatën e vështirë brendë kampit të socialistëve që nga mezipritja e punësimit mund të shpërthejnë në revolta./ CityNews


















