Kjo është një ngjarje me të vërtetë tronditëse, pasi një djalë kërkoi për vite me radhë të gjente babain biologjik dhe në fund zbulon se ai ishte një serial killer.
Sipas informacioneve të bëra publike së fundmi në mediat amerikane, punonjësit e një shtëpie botuese kanë fshehur informacionin në lidhje me një libër të ri që zbulon detajet tronditëse.
Punëtorët në HarperCollins kanë fshehur librin, “The Most Dangerous Animal of All”, të autorit Garyja L. Steuart.
Përmbledhja zyrtare, që është intriguese, nuk ofron njëherë shumë detaje. Thuhet se fjala është për kujtimet e njeriut që me vite të tëra ka kërkuar babanë e tij biologjik, e në fund zbulon se ai ishte një nga vrasësit më famëkeq serialë në SHBA.
Fjala është për vrasësin e ashtuquajtur Zodiak Killer, për të cilin thuhet se në fund të viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, ka vrarë së paku pesë persona në Kalorinën e Veriut dhe i cili me vite u dërgonte gazetarëve e policëve letra enigmatike. Vrasjet kurrë nuk janë zgjidhur.
Djali e mori vesh vetëm pas 12 vitesh se babai i tij ishte një vrasës serial.