Gazetari e kolumnisti Adriatik Kelmendi, ka kërkuar transparencë nga ekzekutivi kosovar për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Besueshmëria e deklaratave të kryeministrit Mustafa sonte për 4 Marrëveshjet është në korrelacion të drejtpërdrejtë me kohën derisa do të publikohen tekstet e marrëveshjeve. Sa më shumë që do të shtyhet publikimi i marrëveshjeve të plota, aq më të pavlera do të bëhen garancitë e tija për marrëveshje të favorshme për Kosovën”, ka shkruar në Facebook, autori i emisionit Rubikon në KTV.
jëjtë ka bërë edhe drejtori i organizatës FOL, Petrit Zogaj.
“Në vend të fotografive duke i nënshkru marrëveshjet, a ka mundësi me i fotografu marrëveshjet? Në vend që të thuhet ‘Serbia e ka pranu Kosovën’ a bon me e pa se në çfarë dokumenti e paska pranu një gjë të tillë? Këta t’i transformojnë edhe konceptet bazë të transparencës. Fotografohen tuj nënshkru e s’kallxojnë çka kanë nënshkrua”, ka komentuar Zogaj, përcjell koha.net.