Kërkohet ndihmë nga BE për arrestimet e deputetëve

12.04.2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërkohet ndihmë nga BE për arrestimet e deputetëve

Zhvillimet e fundit në vend, që pas arrestimit të deputetit Mark Frroku e në vijim, megjithëse kanë tërhequr vëmendjen e përfaqësuesve të Parlamentit Europian që merren me Shqipërinë, nuk priten të përfshihen në projektrezolutën, që pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme nga Komiteti i Jashtëm europarlamentar.

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein deklaron se po i përcjellë të gjitha zhvillimet që po ndodhin në vend.

“Po i ndjek këto zhvillime. I lexoj agjencitë e lajmeve, por unë nuk mund të vlerësoj nga këtu dhe për këtë më duhet të flas me disa partnerë në Shqipëri, sesi e shohin ata atje. Së bashku me kolegun e PPE-së, Kukan kemi vendosur të diskutojmë këtë situatë me Komisionerin Hahn dhe deri atëherë nuk jam në gjendje për të thënë se kush ka, ose jo, të drejtë. Unë mund t’iu them vetëm se, ajo çfarë po shohim për momentin nuk është një tablo e këndshme dhe shpresoj me të vërtetë se, pas hetimeve të qarta, sa më të shpejta sigurisht por dhe intensive, ne do të kemi një tablo më të qartë”, thotë ai.

Top Channel e ka pyetur Fleckenstein se a do të përfshihen arrestimet e fundit të deputetëve shqiptarë në raportin që ai po përgatit për Shqipërinë.

“Jo, nuk do të përmenden, sepse është tepër vonë për këtë raport. E për të qenë i sinqertë, për të shkruar mbi këto duhet të kesh vërtet fakte për t’i provuar”, ka thënë ai.

Nga burime konfidenciale mësohet se takimi me Komisionerin Hahn pritet të mbahet më 22 Prill. Midis të tjerash, eurodeputetët parashikohen të bisedojnë me të mbi mundësitë e Komisionit për të ofruar asistencë juridike, në rast nevoje, për hetimin e deputetëve të akuzuar; qëndrimet e fundit të Tiranës zyrtare mbi BE-në dhe rajonin; si dhe për ecurinë e vendit në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, të nevojshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë që, të tjera burime rrëfejnë për Top Channel se Fleckenstein, menjëherë pas votimit të projektrezolutës nga Komiteti i Jashtëm europarlamentar, pritet të shpenzojë disa orë në Vlorë, më 16 Prill, ku mendohet të bisedojë “rrëmbimthi” edhe me kryeministrin Rama.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Rubio, kabllogram ambasadës së SHBA në Tiranë: Identifikoni grupet e ekstremit të majtë

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Zemaj thotë se janë mbi 150 nënshkrime për zgjedhje të brendshme në LDK

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%