MSH rekomandon që masat ekzistuese antiCOVID të vazhdojnë edhe për dy javë

E publikuar: 07/10/2021 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të fillimit të vitit të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme.

Sipas komunikatës së publikuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, në takimin që kanë mbajtur me MSH-në, ata kanë dhënë këtë vlerësim të përgjithshëm për shkak të fillimit të mësimit dhe zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
“Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

“Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë. Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Heqja e orës policore ishte njëra nga kërkesat e AKK-së.

Njoftimi i plotë:

MINISTRIA E SHËNDETËSISË TAKIM ME KRYETARËT E KOMUNAVE: DO TË SHQYRTOHEN KËRKESAT E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE PËR MASAT E ARDHSHME

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj.Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.

Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.

Ajo fillimisht falenderoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët Komunalë për Shëndetësi për aktivitetet dhe angazhimet e deritashme në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesitë e Institutit Komubëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.

Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.