Kërkohet bashkëpunim më i madh mes Policisë dhe Shërbimit Korrektues

E publikuar: 09/02/2016 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa sot ka vizatuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Sokol Zogaj.

Sipas komunikatës, në këtë takim është diskuar për shtimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Policisë së Kosovës me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Të dy palët vlerësuan se gjithnjë është i rëndësishëm fuqizimi i institucione për zbatimin e ligjit, të cilat janë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për koordinimin e mekanizmave institucional në përmbushjen e aktiviteteve të parapara nga Strategjia Kombëtare Kundër Narkotikëve.