Kërkohet arrestimi i komandantëve të UÇK-së

E publikuar: 04/06/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Shoqatës së familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë, Simo Spasiq, ka kërkuar që dialogu Kosovë – Serbi të ndërpritet, siç ka thënë ai, ‘derisa shqiptarët në atë dialog të udhëhiqen nga kriminelët’.

Deklaratat e tij erdhën në kuadër të “dialogut ndërserb” për Kosovën.

Ai në këtë tryezë, përcjell RTS, ka thënë se shoqata që e udhëheqë kërkon që të arrestohen ish-komandantët e UÇK-së ndërsa shtetin e Serbisë e ka ftuar ta shpallë referendumin për Kosovën.

“Pyetja (e referendumit) duhet të jetë a jeni që Serbia të shkojë në Evropë pa Kosovën. Të shohim çfarë do të thonë qytetarët”, ka theksuar Spasiq, përcjell koha.net.

Snezhana Markoviq nga kjo shoqatë është angazhuar për ngrirje të këtij konflikti Serbi – Kosovë.

Në këtë tryezë janë dëgjuar akuza të rënda rreth situatës në Kosovë.