Kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

E publikuar: 10/04/2023 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës, që me urgjencë të propozojë ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Kosovë.

DhTI, ka thënë se praktikat e deritashme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin në aspektin financiar dhe ndërkombëtarë.

“Praktikat e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht Neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit “Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës”, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin në aspektin financiar dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e DhKI-së.