Kërkesa për shtrenjtim të rrymës 21%, Muharremi: Faturën e janarit e pagova 356 euro, me këtë rritje shkon 430 euro

E publikuar: 02/02/2026 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionisti dhe ekonomisti Shenoll Muharremi duke komentuar kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim të rrymës për 21%, tha se faturën e janarit të këtij viti e ka paguar 356 euro, ndërsa me këtë rritje të propozuar, do t’i binte të paguane 430 euro.

Postimi i plotë:

Sa e pagova faturën e janarit për energji.

Faturat e rrymës muajt e fundit përafërsisht:

-tetor 55 EUR

-nëntor 158 EURdhjetor 255 EUR

-janar 356 EUR

Me 21% rritje eventuale, fatura e janarit shkon në 430.76 euro muaj!

Paisjet super eficiente. Kujdes maksimal në konsum dhe temperatura.