Kërkesa e Listës Serbe mund të zbatohet

05.04.2015 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërkesa e Listës Serbe mund të zbatohet

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë paralajmëruar se kërkesa e Listës Serbe për zbatimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është kusht për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, mund të fillojë të realizohet shpejt.

Zëvendësministri për Administrimin e Pushtetit Lokal,Bajram Gecaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se marrëveshja ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe është negociuar para krijimit të koalicionit dhe ka qenë bazë për arritjen e këtij koalicioni.

Sipas tij, partnerët e koalicionit janë të gatshëm t’i qasen kërkesës së Listës Serbe.

“Pikat e asaj marrëveshjeje janë disa. Prej tyre, disa pika janë që realizohen shpejt. Për shembull, ata duhet tash të na e sjellin emrin e ministrit dhe emrat e zëvendësministrave dhe këto janë çështje që mund të realizohen menjëherë, posa ata të vijnë brenda”, thekson zëvendësministri Gecaj.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, dy ditë më parë, janë takuar me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë, siç është thënë, për t’u konsultuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm të Listës Serbe, pas ngrirjes së aktivitetit të përfaqësuesve të saj në institucionet e Kosovës, që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Ata kanë theksuar se në fillim të javës së ardhshme do të takohen me zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht me partnerët e koalicionit, dhe nëse do të ketë vullnet të mirë dhe të jepet dora e pajtimit nga të dyja palët, atëherë përfaqësuesit e Listës Serbe do të kthehen në institucione për të vazhduar punën e mëtutjeshme.

Megjithatë, ata kanë theksuar se ekziston një kusht i vetëm për këtë, që është zbatimi i marrëveshjes së koalicionit.

Sasha Milosavljeviq, shef i Grupit Parlamentar Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, pati thënë se ky kusht nuk është i ri dhe se ai ekziston që më parë, por vetëm duhet të respektohet.

“Në atë moment që ne e shohim se është respektuar marrëveshja e koalicionit, ne do të kthehemi në institucione. Kjo mund të pritet në periudhën e ardhshme dhe shumë shpejt”, kishte theksuar Milosavljeviq.

Megjithatë, një nga pikat e parashtruara të Listës Serbe në marrëveshjen së koalicionit qeverisës është edhe formimi i Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Zëvendësministri Gecaj thotë se nuk mund të flitet për afate të realizimit të kësaj pike, për shkak se situata është në pikën fillestare dhe ende nuk është biseduar në mënyrë serioze për këtë çështje.

Ndërkaq, ministrja pa portofol, Edita Tahiri, e cila është e ngarkuar me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përsëritur disa herë se para formimit të Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe, duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut në Bruksel.

Edhe zëvendësministri Gecaj thekson se duhet të zbatohen disa marrëveshje në mënyrë që të krijohen parakushtet për të vazhduar me marrëveshje tjera.

“Ne jemi ende në fazën e marrjes me atë se si të zbatohen këto marrëveshje që janë arritur deri më tash, e pastaj do të kalojmë në fazat tjera, pra, në fazën e negociatave lidhur me çështjen e Asociacionit. Ju e dini që është një çështje bukur e ndërlikuar që do të marrë, sipas të gjitha gjasave, një kohë. Se sa do të zgjasë ajo kohë, a do të jetë tetori, a do të jetë dhjetori, apo do të jetë brenda dy muajve, këtë nuk mund ta dimë. Nëse do të pyeteshim ne, do ta zgjidhnim këtë çështje për një muaj”, deklaron Gecaj.

Megjithatë, ai shton se pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në institucione, nuk do të mund të bisedohet fare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton rel.

Ndryshe, Lista Serbe ka ngrirë aktivitetin në institucionet e Kosovës pas shkarkimit të ministrit Aleksandar Jabllanoviq nga Qeveria e Kosovës. Ky shkarkim kishte ndodhur pasi që Jabllanoviq i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët më 6 janar kishin penguar përpjekjet e pelegrinëve serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet